Vrasja e Liridona Ademajt- Sot shpallja e aktgjykimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

Sot pritet epilogu i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Seanca e fjalëve përfundimtare përmbylli të premten një nga proceset më të ndjekura në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet hiç më larg se pasditen e së martës. Në seancën e kaluar, prokurorja…

Lajme

21/04/2026 08:41

Sot pritet epilogu i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Seanca e fjalëve përfundimtare përmbylli të premten një nga proceset më të ndjekura në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet hiç më larg se pasditen e së martës.

Në seancën e kaluar, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar rastin si “krim makabër”.

Ajo ka theksuar se gjatë procesit janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes, të cilat, sipas saj, përbëjnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit.

Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.