Vrasja e Liridona Ademajt, rrëfejnë dëshmitarët në seancë gjyqësore
Në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademaj ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve. Dëshmitari i parë që u dëgjua në seancën kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës ishte Florjan Avdia. Ai tha se Naim Murselin e ka takuar 8-10 herë pasi ai ka jetuar jashtë, ndërsa Granitin dhe Kushtrimin e njeh meqenëse ishin klient…

Lajme
Në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademaj ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve.
Dëshmitari i parë që u dëgjua në seancën kundër Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës ishte Florjan Avdia.
Ai tha se Naim Murselin e ka takuar 8-10 herë pasi ai ka jetuar jashtë, ndërsa Granitin dhe Kushtrimin e njeh meqenëse ishin klient të rregullt në lokalin e tij “Te Beka”.
Gjatë dëshmisë së tij Avdia tha se asnjëherë nuk i ka parë duke u takuar bashkërisht Naim Murselin, Granin Plavën dhe Kushtrim Kokallën.
Megjithatë tha se në natën kritike në orën 12:00 të natës kishte komunikuar përmes telefonit me Granit Plavën i cili ndodhej në një lokal në Prishtinë.
Pyetje për dëshmitarin pati edhe i akuzuari, Naim Murseli i cili e pyeti se a e kishte parë atë me bashkëshorten e tij ndonjëherë.
Dhe dëshmitari Avdia tha se jo nuk i kujtohet.
“Avdia, po thua gjithsej prej kur ekziston ai lokal dhe t’i shtëpitë i kam pas afër a jam rrit unë në Cermnaj apo Suedi?
Avdia: Në Suedi.
Naimi: A akuzuari Granit në deklaratën e tij thotë se një ditë para ngjarjes kam qenë tek Beka në lokalin tuaj një ditë nuk është që më ke parë.
Avdia: Jo dhe as nuk të ka parë asnjëherë askush ty dhe Grantin dhe nuk ju ka parë bashkë në lokal tek ne.
Murseli: Kur kam qenë në Kosovë, a kam qenë më shumë në Cermjan apo Prishtinë?
Avdia: Në Prishtinë.
Murseli: Florian, ju më keni takuar me fëmijët e mi, sepse përveç banesës e kafenesë është edhe marketi, unë nuk është që kam hyrë në market për t’iu blerë fëmijëve gjësende, a më ke takuar me fëmijët e mi?
Avdia: Po iu kam takuar edhe me fëmijët tuaj.
Murseli: Me bashkëshorten time të ndjerë a më ke takuar?
Avdia: nuk më kujtohet që të kam parë ‘live’ me bashkëshorten tuaj të ndjerë”, ishte diskutimi në gjykatë.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar, me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.