Vrasja e Liridona Ademajt – Dëshmitari rrëfen takimet e Naim Murselit me të akuzuarit
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dëshmuar sot u paraqit dëshmitari Florian Avdija. Avdija u ftua të dëshmojë në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj. Ai para gjykatës deklaroi se të akuzuarit Naim Murseli dhe Granit Plava i njeh për shkak që sipas tij i ka bashkëfshatar. Gjatë dëshmisë, ai deklaroi se Naim Murselin…

Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dëshmuar sot u paraqit dëshmitari Florian Avdija.
Avdija u ftua të dëshmojë në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.
Ai para gjykatës deklaroi se të akuzuarit Naim Murseli dhe Granit Plava i njeh për shkak që sipas tij i ka bashkëfshatar.
Gjatë dëshmisë, ai deklaroi se Naim Murselin e njeh më pak pasi ai ka jetuar jashtë vendit, kurse Plavën dëshmitari deklaroi se e ka pasur klient të rregullt në biznesin e tij.
“Naimin kam thanë e njoh më pak se që jeton jashtë, 10 herë e kam pa krejt komplet. Granitin e njoh më mirë se e kam pas klient të rregullt”.
I njëjti thotë se ishte pyetur nëse kishte parë një shumë të majme parash që kanë mundur t’i shkonin në lokal, dëshmitari tutje tha se nuk i kishte parë.
“Dhe jam pyetur se a keni pa ndonjë shumë të mëdha parash qe janë ardhë në lokal dhe i kom thanë jo se kam pa. I kam pyet edhe prindin edhe vëllanë”, tha dëshmitari.
Dëshmitari u pyet edhe rreth takimeve mes Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, nëse ishin bërë në kafiterinë e tij.
“Dy here kanë qenë Kushtrimi e Naimi. A kështu tre bashkë jo s’kanë qenë. Kushtrimi dhe Graniti kanë qenë klientë të rregullt, Naimi ka qenë 8 ose 10 herë gjithsej”, tha tutje dëshmitari.
Po ashtu ai u pyet edhe nga ai akuzuari Murseli, nëse ishte parë së bashku me bashkëshorten e ndjerë./Lajmi.net/