Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të Forcave “Shqiponja” E. M., 34 vjeç me rastin e vrasjes së tij në malin Boden të bashkisë Maliq, mëngjesin e së enjtes. Në një postim në rrjetet sociale Rama theksoi se do të ketë ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë…

Lajme

04/06/2026 10:15

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të Forcave “Shqiponja” E. M., 34 vjeç me rastin e vrasjes së tij në malin Boden të bashkisë Maliq, mëngjesin e së enjtes.

Në një postim në rrjetet sociale Rama theksoi se do të ketë ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që, sipas tij, nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj.

Kryeministri tha se “gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli”.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër”, theksoi Rama në postimin e tij, transmeton ATSH.

Pjesëtari i Forcave “Shqiponja” mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit një operacioni për kapjen e tij, në malin Boden.

Policët i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes ndërsa që ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ku për pasojë ka humbur jetën inspektori E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur inspektori tjetër E. A., 36 vjeç. Të dy ishin pjesëtarë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të drejtorisë se Korçës.

Reagimi i Ramës:

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur  zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër🇦🇱

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj