Vrasja e dyfishtë në Stanofc të Vushtrrisë, e konfirmon Prokuroria

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanofc të Vushtrrisë. Nga disa të shtëna me armë zjarri, të vdekur kanë mbetur dy persona. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. “Janë dy të vrarë. Dyshimet e para janë që një burrë e ka vrarë një grua…

Lajme

24/03/2025 16:43

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.

Nga disa të shtëna me armë zjarri, të vdekur kanë mbetur dy persona.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Janë dy të vrarë. Dyshimet e para janë që një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve”, ka thënë Preteni.

Siç raportohet në media, një pronar i një biznesi ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas veten. /Lajmi.net/