Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë, Policia jep detaje – Dorasi 58 vjeçar dhe viktima 42 vjeçare

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Një person ka vrarë një grua e më pas edhe veten, shkruan lajmi.net. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se dorasi me inicialet A.M ishte i moshës 58 vjeçare…

Lajme

24/03/2025 17:45

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Një person ka vrarë një grua e më pas edhe veten, shkruan lajmi.net.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se dorasi me inicialet A.M ishte i moshës 58 vjeçare ndërsa viktima me inicialet N.H ishte e moshës 42 vjeçare.

Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa po vazhdojnë hetimet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vetëvrasje”.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë.  Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .  Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen   në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë  hetimet për  veprat penale ” Vrasje  e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, ka thënë Zahiti për lajmi.net.  /Lajmi.net/