Vrasja e dyfishtë në Shkodër: Momenti kur kapet nga Policia i dyshuari

Personi që shihni në foto dhe video është Ragip Gila, autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur. ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen…

Lajme

08/09/2025 11:52

Personi që shihni në foto dhe video është Ragip Gila, autori i atentatit në Shkodër, me dy viktima dhe dy të plagosur.

ABC News ka siguruar edhe video nga momenti i arrestimit të tij nga policia. Gila u kap pasi u lokalizua nga forcat e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

https://youtu.be/A8SU6-O1YvQ?si=GcPLOMku9PFcJ-e2