Vrasja e djeshme, Spitali në Gjakovë jep detaje: Viktima u soll pa shenja jete, pacienti i dytë ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të katër të lënduarve nga përleshja e djeshme në Gjakovë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Ata kanë thënë se mbrëmë rreth orës 21:30, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë janë pranuar katër persona të…

Lajme

08/06/2026 13:57

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të katër të lënduarve nga përleshja e djeshme në Gjakovë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Ata kanë thënë se mbrëmë rreth orës 21:30, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë janë pranuar katër persona të lënduar, të shoqëruar nga familjarët e tyre.

Nga ky spital ka njoftuar se njëri prej pacientëve është dërguar pa shenja jete, dhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur të mbijetojë si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara.

“Pacienti i dytë është hospitalizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy pacientët e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, janë liruar për trajtim të mëtejmë në kushte shtëpiake. Stafi mjekësor ka reaguar menjëherë dhe ka ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për të gjithë pacientët e pranuar. Për informata shtesë lidhur me rastin, kompetente janë organet e hetuesisë”, kanë thënë nga ky Spital.

Në lidhje me rastin, Policia ka njoftuar se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika, ndërkaq Prokuroria ka njoftuar sot se i dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: