Vrasja e Besar Nimanit, para gjykatës në Gjermani raportohet se u plagosën vëllai dhe babai i të dyshuarit-Detaje nga rasti

Një operacion i madh policor po zhvillohet para gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë. Në ditën kur brenda objektit të gjykatës po zhvillohet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së boksierit nga Kosova, Besar Nimani, jashtë saj pati të shtëna me armë zjarri. Bild raporton se sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okularë thuhet se…

26/02/2025 15:47

Një operacion i madh policor po zhvillohet para gjykatës rajonale në Bielefeld të Gjermanisë.

Në ditën kur brenda objektit të gjykatës po zhvillohet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së boksierit nga Kosova, Besar Nimani, jashtë saj pati të shtëna me armë zjarri.

Bild raporton se sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okularë thuhet se disa njerëz mbetën të shtrirë në tokë.

Seanca gjyqësore për rastin e boksierit Besar Nimani (38 vjeç) filloi në ora 09:00. I dyshuari për vrasjen e tij, Huseyin Akkurt (38), u arrestua në Bruksel në mes të korrikut dhe i njëjti po vazhdon të përballet me gjyqësinë.

Në lidhje me këtë rast një person tjetër i dyshimtë është ende në arrati, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve të deritanishme, në ora 13:30 pas përfundimit të gjykimit, të shtëna me armë zjarri pati 150 metra nga dalja e gjykatës. Dëshmitarët thanë se oficerët e policisë papritmas bërtitën “Dikush po qëllon jashtë dhe dolën me vrap”.

                Hüseyin Akkurt në gjyq për vrasje në Gjykatën Rajonale të Bielefeldit

Nga të shtënat e para në këtë rast thuhet se i plagosur mbeti vëllai i të pandehurit.

Sipas këtyre të dhënave të shtënat vazhduan edhe pas plagosjes së të lartpërmendurit.

Siç duket sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u hodh në një makinë arratisje dhe qëlloi të shtëna të tjera nga brenda.

Mbi zonën e gjykatës janë parë edhe helikopterë sigurie, derisa tashmë është arrestuar një person i dyshimtë.

Gjithnjë sipas BILD, në mesin e viktimave raportohet se janë të paktën dy familjarë të të pandehurit, përveç vëllait mësohet se është plagosur edhe babai- e që dyshohet të jetë qëlluar në zemër dhe gjendja e tij është kritike.

Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Daëoud Kirit (33) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin e Bielefeld.

Kur ish-kampioni kishte parkuar “BMË X5” të tij në zonën e këmbësorëve Obernstrasse në një zonë pa parkim dhe donte të shkonte në një kafene, të dyshuarit huhet se kishin qëlluar të paktën 16 plumba në drejtim të viktimës së tyre, e që sipas të dhënave motivi duket të jetë një llogari në botën e krimit./Lajmi.net/

Boksieri profesionist ishte vrarë në qytetin e Bielefeld