Vrasja e Arlinda Zekajt, Asllani: Institucionet duhet të japin llogari për çdo veprim dhe mosveprim

Deputeti nga Grupi Multietnik, Artan Asllani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Asllani ka vënë në pikëpyetje efektivitetin e veprimeve institucionale në parandalimin e rasteve të tilla. “Fokusi jonë duket të vendoset në atë…

Lajme

26/10/2026 17:50

Deputeti nga Grupi Multietnik, Artan Asllani, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Asllani ka vënë në pikëpyetje efektivitetin e veprimeve institucionale në parandalimin e rasteve të tilla.

“Fokusi jonë duket të vendoset në atë se a jemi të interesuar për parandalim, apo jemi të interesuar që këso lloj seancash të mbajmë shpesh”, ka deklaruar Asllani.

Ai ka theksuar se institucionet duhet të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e mundshme që lidhen me rastin.

“Një jetë është humbur, një familje është goditur rëndë nga kjo tragjedi dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe duhet ta sqarojnë çdo rrethanë, çdo veprim dhe çdo mosveprim të mundshëm”, u shpreh ai. /Lajmi.net/