Vrasja e argjentinases në Fushë-Kosovë, Endrit Nika dënohet me 18 vite burgim
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u zhvillua seanca përfundimtare në rastin e vrasjes së argjentinases, Maria Clara Urdangaray në Fushë-Kosovë. Me këtë rast trupi gjykues ka vendosur që të akuzuarin Endrit Nika ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me 18 vite burgim, për vrasjen e argjentinases ( e dashura e tij). Vrasja e Maria…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot u zhvillua seanca përfundimtare në rastin e vrasjes së argjentinases, Maria Clara Urdangaray në Fushë-Kosovë.
Me këtë rast trupi gjykues ka vendosur që të akuzuarin Endrit Nika ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me 18 vite burgim, për vrasjen e argjentinases ( e dashura e tij).
Vrasja e Maria Clar kishte ndodhur në gusht të vitit 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, raporton lajmi.net.
Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri dhe anëtarët Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.
Prezent në shpallje ishin prokurori Armend Hamiti, mbrojtësi i Nikës, avokati Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar me përfaqësuesin ligjor, Betim Shala.
Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohej se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.
Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal./Lajmi.net/
