Vrasja e argjendarëve në Gjilan, kolegët e tyre mbyllin lokalet sot
Vrasja e tre personave, dy prej tyre babë e bir, mesditën e djeshme, e ka tronditur Gjilanin. Babë e bir ishin argjendarë të njohur në qytet, dhe sot, një ditë pas vrasjes, kolegët e tyre i kanë mbyllur lokalet. Lajmi.net ka siguruar pamje nga argjendaritë e mbyllura në Gjilan. Policia nuk ka dhënë detaje mbi…

Lajme
Vrasja e tre personave, dy prej tyre babë e bir, mesditën e djeshme, e ka tronditur Gjilanin.
Babë e bir ishin argjendarë të njohur në qytet, dhe sot, një ditë pas vrasjes, kolegët e tyre i kanë mbyllur lokalet.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga argjendaritë e mbyllura në Gjilan.
Policia nuk ka dhënë detaje mbi motivet e këtij rasti, ndërsa ka shpallur në kërkim dorasin Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.