Vrasja e 21-vjeçarit në Korçë, policia del me detaje për rastin tragjik

Policia shqiptare ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 21-vjeçarit në Korçë dhe arrestimin e të dyshuarit. Sipas një njfotimi për media, pas disa orësh kërkimesh, është arritur që të kapet autori i dyshuar i kësaj vrasje, K.S, 20-vjeçar, me banim në Korçë. Në cilësinë e provës materiale, sipas policisë, është gjetur dhe sekuestruar…

Lajme

09/08/2026 10:29

Policia shqiptare ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 21-vjeçarit në Korçë dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sipas një njfotimi për media, pas disa orësh kërkimesh, është arritur që të kapet autori i dyshuar i kësaj vrasje, K.S, 20-vjeçar, me banim në Korçë.

Në cilësinë e provës materiale, sipas policisë, është gjetur dhe sekuestruar një armë aitomatike, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Nga policia kanë thënë se rasti ka nisur për motive të dobëta, ku pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, është përdorur arma, duke shkaktuar vrasjen e 21-vjeçarit.

“Dje, rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka pasur një konflikt për motive të dobëta midis disa shtetasve, i cili është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi J. Z., 21 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh kërkimesh intensive, të kryera nga shërbimet e DVP Korçë, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 20-vjeçarit, në lagjen nr. 3, në afërsi të banesës së tij.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.