Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, i dyshuari pranon fajësinë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë, por edhe gjithë vendin. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Vushtrri- ku si shkak i vrarë mbeti një person. Viktima në këtë rast është një 19 vjeçari A.Z. Kurse i dyshuari në këtë rast është po ashtu i moshës së njëjtë, 19 vjeçar B.D…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë, por edhe gjithë vendin.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Vushtrri- ku si shkak i vrarë mbeti një person.
Viktima në këtë rast është një 19 vjeçari A.Z.
Kurse i dyshuari në këtë rast është po ashtu i moshës së njëjtë, 19 vjeçar B.D është arritur që të ndalohet nga Policia e Kosovës në lidhje me veprën e lartcekur “Vrasje e rëndë”.
Në lidhje me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë njoftuar se i dyshuari është intervistuar tashmë.
Valon Preteni tha për lajmi.net se gjatë intervistimit, i dyshuari e pranoi fajësinë saktësisht pranoi se ka kryer vrasjen në fjalë.
Gjithashtu Preteni theksoi se me vendim të prokurorit i dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh.
“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i pandehuri e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, ka thënë Preteni.
Gjithashtu sipas tij, në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Policia e Kosovës mbrëmë është deklaruar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Vushtrri.
Nga Policia u bë e ditur se është arrestuar i dyshuar B.D për vrasjen e 19 vjeçarit, A.Z.
Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur edhe një armë zjarri e cila është konfiskuar.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar edhe një armë të gjatë me pesë fishekë.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, u konstatua se një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.Z., i cili u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku mjekët konfirmuan se kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i tij u dërgua për obduksion në IML”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Pasi viktima është dërguar në spitalin e Vushtrrisë, ekipi mjekësor kujdestar ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete./Lajmi.net/