Vrasja e 15 vjeçares në Prizren, shkolla me reagim prekës: Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit. Një vajzë 15-vjeçare, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur mbarë vendin. 15 vjeçarja, ishte nxënëse në shkollën  Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren. Lidhur me këtë shkolla në të cilën e mitura ndiqte mësimet ka dal…

Lajme

06/05/2025 13:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit.

Një vajzë 15-vjeçare, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur mbarë vendin.

15 vjeçarja, ishte nxënëse në shkollën  Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren.

Lidhur me këtë shkolla në të cilën e mitura ndiqte mësimet ka dal me një reagim.

Shkolla “Emin Duraku”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve, teksa kanë thurur lavde për të ndjerën.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës sonë e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamturmirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën dhe ikja e saj pllakosi acar në zemrat e të gjithëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe tërë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës. /Lajmi.net/