Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
I mituri Mario Perlleshi i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit është ende në spitalin privat, ndonëse i është caktuar masa e sigurisë. Burimet për Abc News thanë se të hënën, në orët e para të mëngjesit, një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë, Policia e Shtetit…
Lajme
I mituri Mario Perlleshi i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit është ende në spitalin privat, ndonëse i është caktuar masa e sigurisë.
Burimet për Abc News thanë se të hënën, në orët e para të mëngjesit, një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosin në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Perlleshi në Spitalin e Burgut ose ne Burgun e të Miturve në Kavajë.
Ky vendim do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.