Vrasja dyshohet se ndodhi për çështje pronësore- Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., banor i komunës së Ferizajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal…

Lajme

16/09/2025 15:22

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., banor i komunës së Ferizajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt, i pandehuri B.R. ka privuar nga jeta kushëririn e tij, I.R. (djalin e axhës), pas një konflikti të mëhershëm për çështje pronësore, transmeton lajmi.net.

Të dy janë takuar rastësisht në rrugën e fshatit, ku pas një fjalosjeje verbale, i pandehuri ka nxjerrë armën e zjarrit – një revole e tipit ZIG 14 TISAS – dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima I.R. ka ndërruar jetë rrugës për në Qendrën Emergjente të Ferizajt.

I dyshuari është ndaluar nga organet e rendit që nga data 15 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa tani Prokuroria po kërkon caktimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të ikjes dhe përsëritjes së veprës penale.

Organi i akuzës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin./lajmi.net/