Vrasësi me pagesë nga Maqedonia ka marrë gjysmë milioni euro për të vrarë një serb

Lajme

06/04/2016 11:19

Portali serb Alo.rs shkruan për një qytetar nga Maqedonia i cili në Maqedoni ka marrë gjysmw milioni euro për të kryer një vrasje në Beograd të Serbisë. Shënjestra e ”vrasësit” ka qenë një qytetar nga Maqedonia që jeton në Serbi.

”Vrasësi” nga Maqedoni direktivat i ka marrë nga disa njerëz të fuqishëm nga Shkupi dhe është strehuar në një hotel në Vozhdovac të Beogradit, ndërsa pronari i hotelit njihet në policinë e Serbisë si bashkëpunëtor i klanit të mafias së Malit të Zi.

”Vrasësi” sipas portalit serb ka inicialet A.V dhe është i moshës 36 vjeçare.