Vrapimi për linjë të mirë të trupit
Nëse dëshironi të keni një trup më të mirë dhe të kujdeseni për shëndetin, vrapimi është zgjedhje ideale. Mbathjet e mira për vrapim kushtojnë pak më shumë, por mos kurseni! Atletet e mira e ruajnë shëndetin, e në afat të gjatë i kursejnë edhe paratë. Ekspertët këshillojnë që para vrapimit të parë ta gjeni një livadh…
Lifestyle
Nëse dëshironi të keni një trup më të mirë dhe të kujdeseni për shëndetin, vrapimi është zgjedhje ideale. Mbathjet e mira për vrapim kushtojnë pak më shumë, por mos kurseni!
Atletet e mira e ruajnë shëndetin, e në afat të gjatë i kursejnë edhe paratë. Ekspertët këshillojnë që para vrapimit të parë ta gjeni një livadh dhe të vraponi në të këmbëzbathur.
Është fakt që shumica e njerëzve vrapojnë në mënyrë të duhur pa mbathje, me sistemin gishtërinjë-thembra, e jo anasjelltas gjë që e ngarkon sistemin për lëvizje.
Duke respektuar rregullën 1 minutëshe të vrapimit, më pas një ecje të shpejtë pastaj përsëri një minut vrapim dhe 1 minut ecje shpejtë, secili njeri qysh gjatë ditëve të para mund të qëndrojë deri në 5 apo 10 minuta vrapim.
Nëse e ndieni se ju mungon fryma pas dhjetë metrave të para, duhet ta dini që kjo është shenjë se frymëmarrjen nuk e keni të rregullt dhe nuk keni nevojë të brengoseni, sepse një gjë e tillë është normale për fillestarët.