Vrapimet maratonë të mira për zemrën

Studimet më të reja na mësojnë se vrapimet e gjata apo vrapimet maratonë janë shumë të mira për zemrën, sidomos nëse këto vrapime bëhen gjatë verës.

Lifestyle

24/03/2014 12:26

Shumë nga ju mendoni se ushtrimet e gjata mund të shkaktojnë çrregullime në zemër e sidomos në të rrahurat e saj, mirëpo kjo gjë nuk ndikon negativisht te shëndeti jonë.

Në studim janë marrë disa femra dhe partnerët e tyre nga mosha 33 e deri te 59. Ata janë lënë të vrapojnë në shtigje të gjata për shumë ditë.

Personat që kanë bërë vrapimet maratonë janë më të hollë në peshë dhe kanë shëndet më të mirë. Ata kanë presion më të vogël të gjakut, rrahje normale të zemrës dhe kanë shumë pak përqindje të kolesterolit të keq në trup.