Voziti në kahje të kundërt dhe rrezikoi zyrtarët policorë – arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka rrezikuar zyrtarët policorë duke drejtuar automjetin në kahje të kundërt dhe duke mos iu bindur urdhrave për ndalim. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut, rreth orës 01:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”. I dyshuari…
Lajme
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka rrezikuar zyrtarët policorë duke drejtuar automjetin në kahje të kundërt dhe duke mos iu bindur urdhrave për ndalim.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut, rreth orës 01:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”. I dyshuari u has duke lëvizur me veturë në kahje të kundërt, ndërsa nuk iu ndal zyrtarëve policorë, duke i rrezikuar ata gjatë tentativës për ta ndaluar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.07.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që është hasur me veturë duke drejtuar në kahje të kundërt, i njëjti nuk i është ndalur zyrtarëve policor duke i rrezikuar ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.