Voziti dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar, policia në Gjilan ia merr patent-shoferin për tre muaj
Policia ia ka marrë lejen e vozitjes për tre muaj një personit në Gjilan, pasi i njëjti ka vozituar 117 km/h në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 km/h. Po ashtu ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe tri pikë negative. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që…
Lajme
Policia ia ka marrë lejen e vozitjes për tre muaj një personit në Gjilan, pasi i njëjti ka vozituar 117 km/h në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 km/h.
Po ashtu ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe tri pikë negative.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në një njoftim.