Voziti 83 km/h në zonë ku lejohet 40 km/h, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi për tre muaj dhe gjobitet me 200 euro

Një shofer në Gjilan është gjobitur me 200 euro, i është marrë patentë-shoferi për tre muaj dhe i janë shqiptuar tri pikë negative pasi që ka kaluar dyfish shpejtësinë e lejuar në rrugën Gjilan-Livoç. Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes një njoftimi për media apeloi tek vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet…

Lajme

13/11/2024 09:34

Një shofer në Gjilan është gjobitur me 200 euro, i është marrë patentë-shoferi për tre muaj dhe i janë shqiptuar tri pikë negative pasi që ka kaluar dyfish shpejtësinë e lejuar në rrugën Gjilan-Livoç.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit përmes një njoftimi për media apeloi tek vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në qytetin e Gjilanit në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 83 km/h”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.