Voziti 117 km/h në zonën ku lejohej 60 km/h, Policia gjobit shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj

Policia e Kosovës në rrugën magjistrale Leposaviq-Mitrovicë, në fshatin Serbovc ka ndaluar një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi M.H. (1999) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radar mobil. Për këtë…

Lajme

15/07/2026 15:55

Policia e Kosovës në rrugën magjistrale Leposaviq-Mitrovicë, në fshatin Serbovc ka ndaluar një automjet të tipit Audi Q5 me targa të huaja.

Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi M.H. (1999) po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 117 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h. Shpejtësia është matur me radar mobil.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa:

  • Gjobë në vlerë prej 300 €
  • 3 pikë negative
  • Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj

“Zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–qershor 2026, kanë shqiptuar gjithsej 8,718 tiketa trafiku. Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete  me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:

📞 192 – numri emergjent

📞 0800 19 999 – linjë pa pagesë

📞 038/504 504 4800 – linjë pa pagesë

📞 038/504 504 4801 – linjë pa pagesë

📞 045/960-572

📱 Aplikacioni “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: