Vozitën 70km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 40km/h – dënohen dy shoferë në Ferizaj

Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. “Më 1 dhe 3 maj 2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, policët e stacionit të Ferizajt ndaluan dy shoferë, Ç.XH (24 vjeç) dhe F.S (48 vjeç), të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h. Njëri prej tyre…

Lajme

03/05/2025 20:00

Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt.

“Më 1 dhe 3 maj 2025, në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, policët e stacionit të Ferizajt ndaluan dy shoferë, Ç.XH (24 vjeç) dhe F.S (48 vjeç), të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar prej 40 km/h. Njëri prej tyre lëvizte me 76 km/h dhe tjetri me 71 km/h”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Për këto kundërvajtje, secilit iu shqiptua gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalim i patentë shoferit për 3 muaj”.