Voton Sokol Haliti

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ushtruar të drejtën e tij të votës. Pas votimit, Haliti ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë lirshëm, pa u ndikuar nga askush. “Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të japin vullnetin e tyre të lirë dhe të vendosin për udhëheqjen…

Lajme

09/11/2025 10:52

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

Pas votimit, Haliti ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë lirshëm, pa u ndikuar nga askush.

“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të japin vullnetin e tyre të lirë dhe të vendosin për udhëheqjen komunale për katër vitet e ardhshme. Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm. I ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë lirshëm, pa ndikime nga jashtë, pa skema dhe pa ndërhyrje”, ka thënë Haliti pas votimit.