Voton qytetarja e parë në Fakultetin Filologjik: Pres ndryshimin
Ka votuar qytetarja e parë në Fakultetin Filologjik, qendra e votimit me numrin 906. Vahide Krasniqi, e cila edhe tre muaj arrin moshën e pensionit tha se pret ndryshimin në këto zgjedhje lokale. “Presim ndryshimin, do të kisha pasur dëshirë të fitojë më i miri, cili e meriton, cili e meriton dhe punon më mirë……

Lajme
Ka votuar qytetarja e parë në Fakultetin Filologjik, qendra e votimit me numrin 906. Vahide Krasniqi, e cila edhe tre muaj arrin moshën e pensionit tha se pret ndryshimin në këto zgjedhje lokale.
“Presim ndryshimin, do të kisha pasur dëshirë të fitojë më i miri, cili e meriton, cili e meriton dhe punon më mirë… Prishtina, se unë jam punëtore, punojë në shëndetësi, kisha pasur dëshirë që në shëndetësi te përmirësohen kushtet, me i pas gjitha barnat mos me pas nevojë te blejë pacienti diçka”, tha Krasniqi.
Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.
Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.
Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.
Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues./kp