Voton Leutrim Ajeti, kandidati i vetëm shqiptar për kryetar të Graçanicës: Është emocion dhe histori

Kandidati për kryetar të Komunës së Graçanicës nga Aleanca Shqiptare, Leutrim Ajeti, ka ushtruar të drejtën e tij për votë sot në shkollën “Ditët e Minatorit” në Kishnicë. I shoqëruar nga familja, Ajeti e cilësoi momentin si të veçantë, duke theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve për qytetarët, raporton lajmi.net “Është emocion dhe histori. Ne…

Lajme

12/10/2025 09:04

Kandidati për kryetar të Komunës së Graçanicës nga Aleanca Shqiptare, Leutrim Ajeti, ka ushtruar të drejtën e tij për votë sot në shkollën “Ditët e Minatorit” në Kishnicë.

I shoqëruar nga familja, Ajeti e cilësoi momentin si të veçantë, duke theksuar rëndësinë e ditës së zgjedhjeve për qytetarët, raporton lajmi.net

“Është emocion dhe histori. Ne sot do të bëjmë ndryshimin. Aleanca Shqiptare nga nesër do të udhëheq Graçanicën”, tha Ajeti./Lajmi.net/