Voton edhe Përparim Rama: Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në kuadër të zgjedhjeve nacionale. Rama tha se sot është një ditë e mirë për Kosovën, një ditë që dëshmon se jemi një shoqëri demokratike. “Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin, sepse përmes Prishtinës kemi mundësi reale për ta avancuar vendin”,deklaroi…

Lajme

28/12/2025 11:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në kuadër të zgjedhjeve nacionale.

Rama tha se sot është një ditë e mirë për Kosovën, një ditë që dëshmon se jemi një shoqëri demokratike.

“Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin, sepse përmes Prishtinës kemi mundësi reale për ta avancuar vendin”,deklaroi Rama.

Ai ftoi qytetarët të kontribuojnë në ecjen përpara të proceseve demokratike.

“Me vizion të qartë, mision të përbashkët dhe bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile për katër vitet e ardhshme”./Lajmi.net/