Voton Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe kandidati për një mandat të ri, Ardian Gjini, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka votuar në orën 10:30, në Shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, raporton lajmi.net Procesi i votimit në Gjakovë dhe në komunat tjera ku po…

Lajme

09/11/2025 11:15

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe kandidati për një mandat të ri, Ardian Gjini, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka votuar në orën 10:30, në Shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë, raporton lajmi.net

Procesi i votimit në Gjakovë dhe në komunat tjera ku po zhvillohet balotazhi po vazhdon qetë dhe pa incidente të raportuara./Lajmi.net/