Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Qytetarët e Kosovës që aktualisht po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në…

Lajme

08/02/2025 18:45

Qytetarët e Kosovës që aktualisht po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi./Lajmi.net/