Votohet buxheti i komunës së Prishtinës – VV ishte kundër

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme e ka votuar buxhetin për vitin fiskal 2026. Me 33 vota për, 8 kundër, komuna e Prishtinës ka votuar buxhetin, transmeton lajmi.net. Kundër ishin asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse ky buxhet mori përkrahje nga PDK. Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se subjekti…

Lajme

06/02/2026 11:52

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme e ka votuar buxhetin për vitin fiskal 2026.

Me 33 vota për, 8 kundër, komuna e Prishtinës ka votuar buxhetin, transmeton lajmi.net.

Kundër ishin asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kurse ky buxhet mori përkrahje nga PDK.

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se subjekti i tij politik nuk do ta votojë buxhetin, duke vlerësuar se Prishtina po ngec dhe se rritja e buxhetit po paraqitet gabimisht si sukses qeverisës komunal.

Lidhja e Prishtinës dhe Nisma po ashtu dhanë përkrahje për buxhetin.

Kryetari i komunës, Përparim Rama nuk ishte në seancë pasi është duke qëndruar për vizitë në ShBA./lajmi.net/