Votohet amandamenti 6, Bajrami: Ministrit Krasniqi që u raportua se ka keqpërdor 300 mijë euro, iu dhanë 36 milionë euro bakshish

Në Kuvendin e Kosovës sot është miratuar Amandamenti 6 i cili u propozua nga Komisioni Funksional. Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se me këtë votim iu dhanë “3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin”. “Deputetët e LVV-së sapo votuan Amandamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë…

Lajme

21/11/2024 13:38

Në Kuvendin e Kosovës sot është miratuar Amandamenti 6 i cili u propozua nga Komisioni Funksional.

Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se me këtë votim iu dhanë “3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin”.

“Deputetët e LVV-së sapo votuan Amandamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë Elbert Krasniqi i ndahen 3 milionë Euro. Pra 3 milionë euro për subvencione për ministrin që mediet kanë raportu që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove. Janë 112 amandamente të opozitës të cilat nuk kanë marrë mbështetje në Komisionin për Buxhet dhe të tillë nuk kalojnë as në seancë”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/