“Votimi i fshehtë proces antikushtetuese” – Opozita e kundërshtoi fuqishëm përpjekjen e VV-së për zgjedhjen e Haxhiut kryeparlamentare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive. Sot ishte përpjekja e nëntë për të konstituar Kuvendin e Kosovës- tentim ky i dështuar sërish. Në seancën e sotme të pranishëm ishin 109 deputetë, e të cilat nuk arritën të bënin asnjë zgjidhje për zhbllokimin e kuvendit. Dehari…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive.
Sot ishte përpjekja e nëntë për të konstituar Kuvendin e Kosovës- tentim ky i dështuar sërish.
Në seancën e sotme të pranishëm ishin 109 deputetë, e të cilat nuk arritën të bënin asnjë zgjidhje për zhbllokimin e kuvendit.
Dehari në seancë ftoi administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme për këtë proces.
Kështu, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë me “votime fizike”.
“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënyrë të fshehtë për votime fizike. E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme”, ka thënë ai.
Por, kjo mënyrë e votimit është kundërshtuar nga partitë e deridjeshme opozitare.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë bërë me dije se ndryshimin i formës së votimit në proces është antikushtetuese.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kundërshtuar ndryshimin e formës së votimit për kryetar të Kuvendit.
“Nuk keni të drejtë, as sekretariati nuk ka të drejtë me iu bind kërkesave të paligjshme dhe jo kushtetuese. Votat që nuk i keni të pasur në mënyrë transparente, qysh doni me siguruar në mënyrë të fshehët. A po mendoni që ka naj fazë që ju e dini e na nuk dimë që është në kutin e votimit? Ju nuk keni të drejtë. Ju e dini që po krijoni precedent akntikushtetues, ju e dini që kjo ju rrezon në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi, duke shtua se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në një votim të tillë.
Ai ka thënë se PDK-ja do të jetë vetëm vëzhguese në këtë votim.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar të votojë në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin, duke thënë se kjo është shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores.
Hykmete Bajrami e LDK-së deklaroi se në asnjë pikë të rregulloret nuk thuhet se mund të ndryshojë votimi, pas nisjes së procesit.
“Kjo që po bëni është arbitrare, është shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores, ndryshimi i mënyrës së votimit në proces nuk ka ndodhë asnjëherë, dhe ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve të juaja. Është e vërtetë që rregllorja nuk lejon debat në seancë konstituive, por gjithashtu, është e vërtetë se në asnjë pikë të rregullores nuk thuhet se mundesh me ndryshu mënyrën e votimit pasi ke hyrë në proces”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se përmes Albulena Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng vendin.
Ajo tha se meqenëse nuk i kanë votat, LVV-ja po këmbëngul në të njëjtën kandidate.
“Këta duke e pa që nuk i kanë votat, nuk po i sigurojnë votat, janë lidhur me emrin e Albulena Haxhiut dhe tash Kosova duhet të mbetet peng i Albulena Haxhiut”, tha Kadrijaj.
Vetëvendosje tentoi sot në mënyrë tjetër që të zgjedhë haxhiun në krye të Kuvendit, tendencë kjo e dështuar.
Pas kësaj, kryesuesi Dehari njoftoi se ndërpritet seanca për t’u vazhduar me 3 maj të premten në ora 10:00./Lajmi.net/