Votim me asistencë në zgjedhjet e Drenasit (Video)

Monitoruesit e kallxo.com kanë arritur të sigurojnë filmime nga votimi me asistencë në zgjedhjet në Drenas.

Lajme

18/12/2016 13:14

Votimi është shënuar rreth orës 11 në qendrën e votimit në  fshatin Vërbovc.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një vajzë e asiston një të moshuar gjatë votimit.

Eedhe gjatë zgjedhjeve të kaluara kishte pasur raportime për votime me asistencë në të cilat emrat e personave që kryenin asistimin nuk ishin shënuar në librin e votimit.

Për këtë arsye PZAP kishte dënuar katër komisionerë të qendrës së votimit në fshatin Gllanasellë pas një ankese të kallxo.com.

YouTube player