Votat që mori AAK-ja në komunat që qeverisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila në këto zgjedhje parlamentare ka garuar në koalicion me Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët sipas rezultateve preliminare ka arritur ti fitoj 7.46 për qind apo 63 mijë e 35 vota. AAK-ja poashtu prinë në disa komuna në të cilat edhe qeverisë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…

Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila në këto zgjedhje parlamentare ka garuar në koalicion me Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët sipas rezultateve preliminare ka arritur ti fitoj 7.46 për qind apo 63 mijë e 35 vota.
AAK-ja poashtu prinë në disa komuna në të cilat edhe qeverisë.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, AAK-ja prin në Deçan me 7 mijë e 276 vota ose 50.69 për qind. Derisa në votat me postë ka marr 320 vota apo 15.70 për qind të cilat janë publikuar më 03 mars në ora 23:37.
Në Gjakovë AAK ka marr 7 mijë e 735 apo 19.15 për qind të votave të rregullta ndërsa 363 vota apo 8.90 për qind janë rezultatet e votave me postë.
Në Klinë AAK-ja ka marr 3 mijë e 882 apo 23.84 për qind të votave të rregullta ndërsa votat përmes postës janë 169 vota apo 10.86 për qind.
Rahoveci është komuna e radhës ku AAK-ja ka marr 3 mijë e 761 vota apo 17.85 për qind të votave të rregullta derisa në votat përmes postës ka marr 80 vota apo 3.79 për qind.
Derisa në Suharekë AAK ka marr 4 mijë e 799 vota të rregullta apo 18.34 për qind. Ndërsa nga votimi me postë ka marr 77 vota apo 2.81 për qind.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave përmes postës.
Sipas përditësimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars në ora 23:37 janë numëruar 90.37 për qind e votave.