Votat e diasporës, këto janë pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se derisa po shkon drejt fundit numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, ka nisur edhe numërimin i votave me postë. KQZ bëri të ditur se në Qendrat e Numërimit po vazhdon numërimi i votave me postë, kurse Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi listën me numrin…

Lajme

28/02/2025 15:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se derisa po shkon drejt fundit numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, ka nisur edhe numërimin i votave me postë.

KQZ bëri të ditur se në Qendrat e Numërimit po vazhdon numërimi i votave me postë, kurse Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi listën me numrin e fletëvotimeve të cilat do të numërohen komunë për komunë.

“Kjo është lista e komunave, nga të cilat janë votuesit që kanë dërguar fletëvotimet e tyre me postë, në kuadër të votimit jashtë vendit. Këto vota, në QNR, do të numërohen komunë për komunë. Megjithatë, duhet theksuar që diaspora si strukturë demografike, nuk është aq heterogjene, andaj edhe do të ishte deri diku i çuditshëm (e mbase indikativ) ndonjë rezultat fort i ndryshëm nga votat në misione diplomatike, sepse fundja, po flasim për grupin e njëjtë socio-kulturor brenda shteteve të ndryshme”. ka shkruar Cakolli në Facebook.

Nga lista e bërë publike vërehet se numri më i madh i fletëvotimeve është në Prizren, gjithsej me 4 mijë e 901, pastaj Prishtina me 4 mijë e 851 fletëvotime, Gjilani me 4 mijë e 480 fletëvotime.

Peja me 4 mijë e 362 fletëvotime dhe Gjakova me 4156 fletëvotime./Lajmi.net/.