Vota të pamjaftueshme për Bordin e BQK

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë anëtarin e BQK`së. Dy kandidatët në garë për këtë post ishin Sejdi Rexhepi dhe Ramë Rexha.

Lajme

26/09/2013 13:28

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as për të dytën herë nuk ka arritur të zgjedhin anëtarin jo-ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës.

Në votimin e parë ishin të përfshirë gjithsej katër kandidatë nga të cilët Sejdi Rexhepi arriti të marrë 34 vota, Ramë Rexha 32, Driton Balaj 13 ndërsa Enver Krasniqi nuk arriti ta marrë asnjë votë.

Në raundin e dytë Sejdi Rexhepi mori 42 vota dhe Ramë Rexha 33 ndërsa 12 vota ishin të pavlefshme por ato ishin të pamjaftueshme që ata të zgjidhen në Bord.

Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të ri do të hapet përsëri.