Vota e diasporës: PS thellon rezultatin, mbi 26 mijë vota më shumë se PD
Po vazhdon numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, ku Partia Socialiste po ruan një avantazh të thellë ndaj Partisë Demokratike me një diferencë të madhe në mbi 26 mijë vota. Deri më tani janë numëruar 102 mijë e 324 zarfa nga gjithsej 194 mijë e 889, sipas të…

Lajme
Po vazhdon numërimi i votave nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, ku Partia Socialiste po ruan një avantazh të thellë ndaj Partisë Demokratike me një diferencë të madhe në mbi 26 mijë vota.
Deri më tani janë numëruar 102 mijë e 324 zarfa nga gjithsej 194 mijë e 889, sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 54 mijë e 640 vota, ose 54.23 për qind të totalit, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 28 mijë e 468 vota, që përbëjnë 28.23 për qind.
Në vendin e tretë, me një rezultat domethënës, vjen nisma “Shqipëria Bëhet” me 8 mijë e 481 vota, e ndjekur nga Partia Mundësia me 3 mijë 638 vota.
Rezultatet paraprake të diasporës (deri tani) – Numëruar 102 mijë 324 zarfa nga 194 mijë 889 në total:
PS – 54 mijë e 640 vota (54.23 për qind)
PD – 28 mijë e 468 vota (28.23 për qind)
Nisma SHB (Lapaj) – 8 mijë e 481 vota (8.42 për qind)
Mundësia – 3 mijë e 638 vota (3.61 për qind)
Bashkë – 2 mijë e 651 vota (2.62 për qind)
PSD – 1 mijë e 157 vota (1.15 për qind).