Vonesat në numërimin e votave e dyshimet për manipulime, Cakolli: Zgjidhje mund të jetë dixhitalizimi i numërimit
Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me vonesat e shumta në numërimin e votave si dhe dyshimet për manipulime. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pavarësisht kamerave, televizorëve, vëzhguesve, kostos dukshëm më të lartë dhe vonesave në përpunimin e rezultateve, këto zgjedhje po tregojnë se problemi vazhdon. Cakolli ka shkruar…

Lajme
Eugen Cakolli nga IKD, ka shkruar në lidhje me vonesat e shumta në numërimin e votave si dhe dyshimet për manipulime.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pavarësisht kamerave, televizorëve, vëzhguesve, kostos dukshëm më të lartë dhe vonesave në përpunimin e rezultateve, këto zgjedhje po tregojnë se problemi vazhdon.
Cakolli ka shkruar se nga rinumërimi i votave të kandidatëve të LDK-së në Vushtrri, vetëm në 15 nga 96 vendvotimet e kësaj komune, nuk ka pasur dallime në vota. Ndërkaq, në plot 35 vendvotime, diferencat janë mbi 10 vota.
Ai ka shtuar gjithashtu se problemi qëndron tek ata që numërojnë votat e që sipas tij duhet të dixhitalizohet procesi, shkruan lajmi.net.
“Edhe nëse nuk vërtetohet në asnjë komunë tjetër, ky rast tregon se problemi nuk qëndron as tek mënyra dhe as tek vendndodhja e numërimit, por tek ata që numërojnë dhe procesojnë rezultatet. Prandaj, është e domosdoshme që të largohemi nga numërimi dhe përpunimi manual i votave. Një zgjidhje mund të jetë dixhitalizimi i numërimit përmes skanimit të fletëvotimeve, të plotësuara me kimik unik – opsion që garanton integritetin por edhe shpejtësinë e procesit”, ka shkruar Cakolli në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: