Vonesat e rezultateve për kandidatë, Krasniqi i VV-së: Kandidatët le të pinë “bensedin”, ose le të durojnë
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi është deklaruar në lidhje me problemet në kuadër të ueb-faqes së KQZ-së. Ai tha se këto probleme janë të natyrshme dhe se ndodhin gjithkund. Këto deklarime Krasniqi i bëri gjatë mbledhjes së sotme të Komisioni Qendror Zgjedhor. “Vonesat natyrisht kanë të bëjnë edhe me pritshmëritë që ia…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/image-57-600x360-1.png)
Lajme
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi është deklaruar në lidhje me problemet në kuadër të ueb-faqes së KQZ-së.
Ai tha se këto probleme janë të natyrshme dhe se ndodhin gjithkund.
Këto deklarime Krasniqi i bëri gjatë mbledhjes së sotme të Komisioni Qendror Zgjedhor.
“Vonesat natyrisht kanë të bëjnë edhe me pritshmëritë që ia kemi dhënë publikut në këtë aspekt edhe që edhe për ne e stafin është herë e parë dhe problemet që dalin mund të jenë të natyrshme, janë probleme që ndodhin gjithkund, bien rrjetet, ka ra Google, kanë ra rrjete shumë më të mëdha, por kthehet rrjeti dhe vazhdon procesi. Prej ne është e rëndësishme me qenë në kontakt me publikun”, tha ai.
Ai gjithashtu deklaroi se kandidatët për deputetë “le të pinë bensedina, e dikush le të duron”, derisa të publikohen rezultatet për ta.
“Rezultati është në kuti”, tha ai.
Ndryshe “bensedinat” për të gjithë ata që nuk e dinë janë qetësues, që shumicën e rasteve qetësojnë dhimbjet dhe i bëjnë njerëzit të përgjumur./Lajmi.net/