Von der Leyen takon edhe Kurtin- nuk paralajmërohet konferencë për media

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka nisur të mërkurën vizitën në Kosovë, duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, Von der Leyen ka filluar tanimë takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në këtë takim të pranishëm janë edhe Hekuran Murati dhe…

Lajme

15/10/2025 14:05

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka nisur të mërkurën vizitën në Kosovë, duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, Von der Leyen ka filluar tanimë takimin me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në këtë takim të pranishëm janë edhe Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla- Schwarz.

Takimi i paralajmëruar i Kurtit nis me vonesë, pasi der Leyen arriti në Kosovë më vonë se që ishte paralajmëruar.

Ndryshe nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit mes Osmanit dhe von der Leyenit./Lajmi.net/