Von der Leyen reagon pas telefonatës Trump-Putin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës më shumë se dyorëshe të presidentit amerikan, Donald Trump presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ajo, përmes një postimi në X falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të arritur një armëpushim në Ukrainë. “Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të…

Bota
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas telefonatës më shumë se dyorëshe të presidentit amerikan, Donald Trump presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ajo, përmes një postimi në X falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të arritur një armëpushim në Ukrainë.
“Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë”, shkroi Von der Leyen.
Ndër të tjera, ajo tha se është e rëndësishme që SHBA të qëndrojë e angazhuar në këtë përpjekje.
“Është e rëndësishme që SHBA të qëndrojë e angazhuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqen e qëndrueshme në Ukrainë”.