Von der Leyen për marrëveshjen tregtare me ShBA: Ne morëm më të mirën që mundëm
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbrojti marrëveshjen tregtare të arritur me Shtetet e Bashkuara , duke e quajtur atë “më të mirën që mund të kishim marrë” dhe duke shtuar se ajo nuk duhet nënvlerësuar duke pasur parasysh kërcënimet e mëparshme për tarifa prej 30 përqind që do t’i vendoseshin BE-së. Një…

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbrojti marrëveshjen tregtare të arritur me Shtetet e Bashkuara , duke e quajtur atë “më të mirën që mund të kishim marrë” dhe duke shtuar se ajo nuk duhet nënvlerësuar duke pasur parasysh kërcënimet e mëparshme për tarifa prej 30 përqind që do t’i vendoseshin BE-së.
Një normë bazë tarifore prej 15 përqind për mallrat e BE-së të importuara në Shtetet e Bashkuara do të zbatohet për shumicën e mallrave, duke përfshirë makinat, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike, tha von der Leyen, shkruan Index.hr, transmeton KP.
Ndërkohë, është rënë dakord për një tarifë zero për disa produkte strategjike, duke përfshirë avionë dhe pjesë avionësh, disa kimikate dhe disa ilaçe gjenerike. Ajo shtoi se nuk është marrë asnjë vendim për tarifën për verërat dhe pijet alkoolike.
“15 përqind nuk duhet nënvlerësuar”
E pyetur nëse e konsideronte tarifën prej 15 përqind një marrëveshje të mirë për prodhuesit evropianë të makinave, Von der Leyen u tha gazetarëve: “15 përqind nuk duhet nënvlerësuar, por është më e mira që kemi arritur të marrim”.
Bashkimi Evropian është zotuar të blejë LNG dhe karburant bërthamor amerikan me vlerë 750 miliardë dollarë gjatë tre viteve. “Ne ende kemi shumë LNG ruse që hyn nga dera e pasme”, tha ajo.
Komisioni Evropian ka propozuar heqjen graduale të importeve të gazit rus deri më 1 janar 2028.
“Marrëveshja e sotme garanton siguri në kohë të pasigurta, sjell stabilitet dhe parashikueshmëri”, u tha Von der Leyen gazetarëve para se të largohej nga Skocia.
Shtetet e Bashkuara ranë dakord për një marrëveshje kornizë tregtare me Bashkimin Evropian të dielën.