Von der Leyen: Në Tiranë u mblodhëm për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, Evropa sot i ka sytë hapur
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë liderët e Evropës u mblodhën për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët. Ajo tutje, në Samitin e Komitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, krahasoi ditët e sotme, me atë të rënies së murit në 1990. “E dimë që ndryshimet që po kalojmë…

Lajme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë liderët e Evropës u mblodhën për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët.
Ajo tutje, në Samitin e Komitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, krahasoi ditët e sotme, me atë të rënies së murit në 1990.
“E dimë që ndryshimet që po kalojmë janë historike. Kur ra muri në 1990-ën u shpall se ishte fundi i historisë, dhe na mori mendja që liria politike dhe ekonomike më së fundi do të shkrihej bashkë dhe kjo do të bashkonte njerëzit. Sot historia po përsëritet. Kështu është kthyer dhe gjeopolitika. Ajo çfarë perceptuam si rend botëror, po kthehet në ç’rregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe betejat të tjera”.
“Sot Evropa është zgjuar, i ka sytë hapur. Por duhet të zgjerojmë rrjetin e partneritetit në të gjithë botën. Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen tonë të Evropës në një epokë begatie të përbashkët”, tha Von der Leyen.