Von der Leyen në Beograd, Vuçiq përmend edhe Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “rruga evropiane është e një rëndësie kyçe dhe se vendi i tij do të punojë me përkushtim drejt këtij qëllimi.” Në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beograd, Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për Kosovën dhe për të…

Lajme

25/10/2024 18:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se “rruga evropiane është e një rëndësie kyçe dhe se vendi i tij do të punojë me përkushtim drejt këtij qëllimi.”

Në një konferencë për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beograd, Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për Kosovën dhe për të ardhmen e rajonit.

“Kam detajuar dhe në mënyrë të detajuar qëndrimin e Serbisë dhe domosdoshmërinë e kompromisit dhe bisedimeve”, tha ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia mund të jetë “e sigurt si një anëtare e ardhshme” e Bashkimit Evropian.

“Prania ime sot këtu, qëndrimi im i katërt në Ballkanin Perëndimor, është një shenjë e qartë se unë besoj se e ardhmja e Serbisë është në BE”, tha ajo.

Ndryshe, Ursula von der Leyen ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas vizitës në Sarajevë, kreu i Komisionit Evropian po qëndron sot në Beograd, ndërsa nesër do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi.