Von Cramon: Shpresojmë që do të zgjidhet edhe çështja e targave dhe t’i afrohemi marrëveshjes finale

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive. Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit…

Lajme

27/08/2022 18:18

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive.

Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan, shkruan lajmi.net.

“Ndahem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.

“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën. /Lajmi.net/