Von Cramon reagon pas takimit të tensionuar Trump- Zelensky
Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar pas tensioneve që ndodhën gjatë takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut e tij nga Ukraina, Volodymyr Zelensky. Ajo ka shkruar se x, se ajo çka ndodhi në këtë takim ishte e pabesueshme. “A keni thënë ndonjëherë faleminderit?” Nuk njoh njeri nga Ukraina që të mos na falënderojë…

Bota
Eurodeputetja Viola von Cramon ka reaguar pas tensioneve që ndodhën gjatë takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut e tij nga Ukraina, Volodymyr Zelensky.
Ajo ka shkruar se x, se ajo çka ndodhi në këtë takim ishte e pabesueshme.
“A keni thënë ndonjëherë faleminderit?” Nuk njoh njeri nga Ukraina që të mos na falënderojë gjatë gjithë kohës. Ata të dy duhet të udhëtojnë në Ukrainë dhe të bisedojnë me ushtarët në front. Çfarë toni, i humbur plotësisht”, ka shkruar ish raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian.
Përndryshe, takimi në mes Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardh, i ndodhur para disa orëve, kaloi me tensione. Aty ishte paraparë të nësnshkruhet marrëveshja për mireralet, gjë që nuk ndodhi, sic nuk ndodhi as konferenca e përbashkët e dy presidentëve.
Gjatë takimit, Trump i tha Zelenskyt se ai nuk gjendet në një pozitë të mirë dhe se nuk i mban “letrat” në dorë.
“Je duke bërë bixhoz me jetët e miliona njerëzve”, tha Trump, “je duke bërë bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.
Në bisedë ishte i përfshirë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i cili po ashtu reagoi duke thënë: “A ke thënë faleminderit një herë të vetme në tërë këtë takim?”
Komentet e tyre erdhën pasiqë JD Vance në formë të pyetjes sugjeroi se Zelensky ka pasur probleme për të sjellur trupa në forcën ushtarake: “A nuk pajtohesh se ka pasur probleme në thirrjen e njerëzve në ushtri?” Më pas, Zelensky reagoi duke thënë: “Gjatë luftës secili ka probleme, edhe ju, por ju keni oqean dhe nuk e ndjeni tani, por do e ndjeni në të ardhmen”.