Vojvoda protagonist ndaj Juventusit, gol dhe çmimi “Lojtari i Ndeshjes”

Mërgim Vojvoda ka qenë figura kryesore në përballjen mes Juventus dhe Como 1907, duke dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme. Mbrojtësi kosovar realizoi golin e parë të takimit me një goditje mbresëlënëse, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij dhe duke vendosur ritmin e lojës që në fillim, transmeton lajmi.net. Performanca e tij u vlerësua maksimalisht…

Sport

21/02/2026 17:21

Mërgim Vojvoda ka qenë figura kryesore në përballjen mes Juventus dhe Como 1907, duke dhënë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Mbrojtësi kosovar realizoi golin e parë të takimit me një goditje mbresëlënëse, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij dhe duke vendosur ritmin e lojës që në fillim, transmeton lajmi.net.

Performanca e tij u vlerësua maksimalisht edhe nga Serie A, e cila e shpalli Vojvodën “Man of the Match” pas përfundimit të sfidës.

Takimi i zhvilluar në Torino u mbyll me fitoren 0-2 të mysafirëve, me Vojvodën që la gjurmë si një nga lojtarët më vendimtarë të mbrëmjes./lajmi.net/