Vogëlushja që lindi me zemër jashtë kraharorit (Foto)
Njihuni me vogëlushen Kieran Vietz, vajzën 1 vjeçare e cila u lind me zemrën jashtë kraharorit.
Lifestyle
Doktorët e kishin hetuar gjendjen e saj të rrallë mjekësore, kur prindërit e saj Caitlin dhe Brian kishin shkuar për kontrollion rutinor gjatë javës së 20-të të shtatzënisë.
Imazhet në ultrazë paraqisnin një trup të vogël dhe disa centimetra më tutje, një zemër që rrihte.
Kjo do të thoshte se sapo që Kieran të vinte në jetë, do t’i nënshtrohej operacionit për ta rikonfiguruar trupin e saj.
“Nuk kishim ide që diçka e tillë mund të ndodhte. Ishte përtej asaj që çdo prind e imagjinon”, ka thënë nëna e saj.
Për t’i dhënë vogëlushes një shans për të jetuar, doktorët në Mayo Clinic kishin filluar të punonin për ta kryer operimin përmes ekspertëve kirurgë të zemrës.
Një ekip prej 60-të doktorësh ka punuar në rikthimin e Kieran në gjendje normale.